Interi hapa konkret drejt Contes

14:40 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Raportohet se Antonio Conte është në negociata me Interin që të merr drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Kjo nuk është herë e parë që emri i teknikut italian lidhet me zikaltrit, por me ardhjen e Giuseppe Marottas çdo gjë duket më reale.

Luciano Spalletti pritet të largohet gjatë verës pasi dështoi të kaloi fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe deri më tani ka dëshpëruar në Serie A, transmeton Telegrafi.

Sipas Calciomercato.com, Marotta dhe presidenti Steven Zhang tashmë kanë filluar kontaktet me Conten dhe në ditët në vazhdim pritet avancimi i tyre.

Ish-trajneri i Italisë dhe Chelseat do të jetë i lirë për të vendosur gjatë verës pasi atëherë i skadon kontrata me klubin e Stamford Bridge.

Vlen të theksohet se ishte Marotta ai që e solli Conten te Juventusi në vitin 2011, ku më pas sukseset nuk munguan.

Qëllimi i Interit është që me 49-vjeçarin në krye të skuadrës dhe me disa blerje gjatë verës, të tentojnë titullin në sezonin 2019/20.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme