Inter ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Salernitanas, në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit italian.
“Nerazzurrët” treguan forcën e tyre që nga fillimi i ndeshjes, duke e dominuar atë plotësisht dhe duke mos i lejuar kundërshtarit që të krijojë raste për gol.
Inter kaloi në epërsi në minutën e 17-të me anë të Marcus Thuram, i cili me një goditje të bukur shënon në cepin e djathtë të portës kundërshtare për 1-0.
Vendasit nuk u ndalën më kaq, dhe dyfishuan rezultatin vetëm dy minuta më vonë me Lautaro Martinez (19’) i cili shënoi për 2-0 nga afërsia pas asistimit të Carlos Augustos.
Ata shënuan edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Denzel Dumfries (40’) i cili shfrytëzoi një gabim fatal të Guillermo Ochoas për të çuar shifrat në 3-0.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes Interi vazhdoi me dominim ku gjeti golin edhe një herë tjetër.
Marko Arnautovic (91’) shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0 pas asistimit të Denzel Dumfries.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 63 pikëve në kampionat, dhjetë më shumë se vendi i dytë Juventusi që ka 53 sosh./Telegrafi/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe