Interi është gjobitur me 10 mijë euro për brohoritjet e tifozëve kundër napolitanëve gjatë ndeshjes pa gola 0 me 0 mbrëmjen e së dielës.
Gjatë pjesës së parë, vëzhguesit kanë dëgjuar një pjesë të tifozëve të “Nerazzurrëve” duke brohoritur gjëra që ishin “fyese në bazë të origjinës territoriale”, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e martë), Serie A ka lëshuar një raport disiplinor dhe klubi është gjobitur për 10 mijë euro për shkak të këtyre brohoritjeve.
Interi është gjobitur gjithashtu për 4 mijë euro për shtyrjen e ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli është gjobitur me 2.500 euro për rolin e tyre në këtë pjesë.
Verona është një klub tjetër që është gjobitur. Skuadra italiane është ndëshkuar me 3 mijë euro pasi tifozët e tyre hodhën flakë në fushë./arbresh.info/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...