Interi duket se më në fund po bie dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukakun.
Agjenti i Lukakut, Federico Pastorello ka qenë sot në Londër për t’i sjellë nga afër negociatat mes Interit dhe United.
Tani, sipas Sky Sport Italia dhe FcInterNews, Nerazzurri janë në ‘fazat përfundimtare’ të transferimit, duke e paraqitur zyrtarisht një ofertë prej 75 milionë eurove, plus bonuset e tjera.
United do më shumë, duke pretenduar 78 milionë euro, plus bonuset.
Piero Ausilio dhe Beppe Marotta janë gati dhe po presin dritën e gjelbër që të fluturojë në kryeqytetin anglez që të mbyllin gjithçka.
Juventus nuk arriti të shkëmbejë Paulo Dybalan me 26-vjeçarin, dhe tani ata duhet ta kthejnë vëmendjen kah sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...