Me rezultat 2-1, Interi ka fituar përballë Udineses në Dacia Arena – Stadio Friuli në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Nerazzurrët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë, në të cilën krijuan epërsi prej dy golash. Ivan Perisic e zhbllokoi rezultatin (12’) duke shënuar me kokë pas harkimit të Federico Dimarcos nga këndi.
Një ndërhyrje në Edin Dzekon, pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e ndëshkoi me njëmbëdhjetëmetërsh. Lautaro Martinez mori përgjegjësinë, por e goditi shtyllën nga pika e bardhë.
Megjithatë, reagimi i argjentinasit ishte i menjëhershëm duke e shfrytëzuar topin e kthyer dhe realizoi me kokë (39’).
Në minutat e fundit, zikaltrit duhej të ishin të kujdesshëm, pasi që Ignacio Pussetto e shfrytëzoi një top të kthyer për ta ngushtuar rezultatin.
Arturo Vidal arriti ta fuste topin në rrjetë në vazhdim, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Falë kësaj fitoreje, Interi ruan diferencën dypikëshe prapa Milanit në garën për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA