Interi ka marrë një fitore me shumë vuajtje nga Empoli 4-2 në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.
Vetëm pas pesë minutave lojë, mysafirët kaluan në epërsi kur Pinamonti realizoi pas asistimit nga Zurkowski për 0-1.
Mesfushori polak gjeti golin në minutën e 10-të, por që u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.
Empoli vazhdoi me befasi, kur në minutën e 28-të, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani shënoi golin e dytë për ta ngritur epërsinë e mysafirëve në 0-2.
Pas epërsisë së dyfishtë të mysafirëve, Neroazzurët përvjelën mëngët dhe e morën më seriozisht ndeshjen.
Në minutën e 40-të epërsia u ngushtua në 1-2, kur Romagnoli shënoi autogol.
Ndërkohë pesë minuta më vonë Lautaro Martinez barazoi shifrat në 2-2.
Inter golin e epërsisë e gjeti në minutën e 64-të, me Lautaro Martinez që shënoi përsëri.
E krejt në fund të ndeshjes, ishte Alexis Sanchez që realizoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar 4-2.
Me këtë fitore Inter ngritët në pozitën e parë në tabelë me 78 pikë, një më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...