Google ADS

Interi fiton me përmbysje dramatike

15:14 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Skuadra e Interit i ka siguruar tri pikët e plota kundër Cagliarit. Mysafirët fituan 3-1 në minutat e fundit të takimit, derisa Cagliari pati lojën nën kontroll deri në minutën e 77-të.

Mesfushori Nicolo Barella shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 ndërsa Danilo D’Ambrosio shënoi për 2-1.

Golin përfundimtar pak minuta para fundit, në këtë takim e shënoi sulmuesi Romelu Lukaku, për rezultatin 3-1.

Me këtë fitore, Interi renditet në pozitën e dytë në Serie A me 24 pikë ndërsa Cagliari në të 12-n me 12 sosh.

Vendin e parë në tabelë e mban Milani me 26 pikë, me një lojë më pak të zhvilluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme