Interi fiton Kupën e Italisë

23:03 | 24 Maj 2023
Orgesa Haziri

“Stadio Olimpico” priti një finale emocionuese të Coppa Italia të mërkurën, me Interin që ruajti titullin e tyre pas një fitoreje 2-1 ndaj Fiorentinës.

Të rinjtë e Simeone Inzaghit fituan titullin e Kupës së Italisë edhe një herë, por u detyruan të punonin për të kundër një Fiorentina të bashkuar.

Përparimi mbërriti herët përpara një stadiumi të mbushur plot pasi Nicolás González i ktheu gjërat 1-0 brenda tre minutave për golin e tretë më të shpejtë në një finale të kompeticionit.

Edin Dzeko më pas pothuajse barazoi sa hap e mbyll sytë, por goditi jashtë shtyllës, duke sinjalizuar se kjo përplasje do të ishte 90 minuta argëtim i pastër.

Lautaro Martinez shkëlqeu për pjesën e mbetur duke shënuar dy herë për ta mbajtur titullin në Milan.

Pasi ka fituar edhe Superkupën e Italisë, Interit kërkon të fitojë tri kupa, pasi ata përballen edhe  me Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme