Klubi italian, Interi është i interesuar në rikthimin e ish-sulmuesit të tyre, Romelu Lukaku, por vetëm në formë huazimi nga Chelsea.
Sulmuesi belg iu bashkua Chelseat për një blerje rekord klubi prej 98 milionë funtesh apo 115 milionë euro verën e kaluar.
Megjithatë, Lukaku ka luftuar për qëndrueshmëri në sezonin 2021/2022 dhe shpeshherë ka qenë cak i sulmeve dhe është lidhur me një largim nga Blutë.
Lukaku disa herë është shprehur i palumtur dhe do të mirëpriste një rikthim në San Siro, ku shkëlqeu për dy sezone me Interin, duke fituar edhe titullin.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi është i interesuar të rikthejë Lukakun, por vetëm në klub në formë huazimi.
Interi nuk mund të përballojë blerjen e drejtpërdrejtë të Lukakut, por mund të kërkojë të organizojë një marrëveshje fillestare huazimi kur të rihapet afati i transferimeve.
Ndryshe, belgu gjatë dy sezoneve të Interit luajti gjithsej 95 ndeshje duke shënuar 64 gola dhe duke bërë 16 asistime.
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase