Interi ka njoftuaar se klubi ka arritur marrëveshje të dyanshme me Christian Eriksen për ndërprerje të kontratës.
Kjo vjen pasi mesfushori pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes me Danimarkën kundër Finlandës në kuadër të EURO 2020.
?? | CHRIS
PER SEMPRE NERAZZURRO. IN BOCCA AL LUPO, @ChrisEriksen8 !
I gol e le vittorie, l’abbraccio dei tifosi fuori da San Siro nel celebrare lo Scudetto: tutto resterà sempre fissato nel segno del nerazzurro. pic.twitter.com/sgJQPJtsfo
— Inter ??? (@Inter) December 17, 2021
Bisedimet me klubin dhe agjentin e lojtarit u zhvilluan të dielen ku u ra dakord që marrëveshja aktuale e Eriksen do të ndërpritet.
Kjo është si rezultat i rregulloreve të Serie A që nuk e lejojnë Eriksen të luajë me një difibrilator kardioverter të implantueshëm në zemrën e tij.
“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzuri i uron Christianit të gjitha të mirat për të ardhmen e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Edhe pse Interi dhe Christian tani po ndahen, lidhja nuk do të prishet kurrë. Kohët e mira, golat, fitoret, ato festime të Scudettos me tifozët jashtë San Siros – e gjithë kjo do të mbetet përgjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”.
Eriksen ka qenë duke u stërvitur me ish-klubin Odense në javët e fundit në një përpjekje për t’u rikthyer në gjendje të plotë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...