Google ADS

Interi e zyrtarizon transferin e radhës

18:54 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Interi e kanë bërë zyrtarizimin e radhës, duke transferuar Matteo Politanon nga skuadra e Sassuolos.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Interit.

Në njoftim thuhet se 24 vjeçari ka ardhur te Interi në formulën e huazimit një vjeçar, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Politano që luan në krah, ishte pjesë e Sassuolos që nga viti 2015, dhe në 96 paraqitje ka realizuar 20 gola.

Ai po ashtu ka regjistruar edhe një paraqitje me Kombëtaren e Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme