Ditë vendimtare për të ardhmen e Romelu Lukakut.
Drejtuesit e Interit do të mbyllin së shpejti shitjen e Andre Onanës te Manchester United dhe do të mbledhin rreth 55 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonuseve.
Paratë e arkëtuara nga shitja e kamerunasit do t’i japin mundësi klubit zikaltër që të kthehen në merkato dhe të investojë për të blerë përfundimisht Romelu Lukakun nga Chelsea.
Sulmuesi belg është synimi kryesor i drejtuesve të Interit, të cilët po negociojnë deri në fund me londinezët për sulmuesin.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, së shpejti do të arrihet marrëveshja, pasi Marotta dhe Ausilio mund të ofrojnë 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit, shumë për të cilën operacioni mund të mbyllet me sukses. Tymi i bardhë pritet të hënën./lajminet
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...