Google ADS

Interi e mund minimalisht Lyonin në International Champions Cup

22:23 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Interi i ka mjaftuar një gol i sulmuesit të ardhur këtë verë, Lautaro Martinez, për të mundur Lyon në International Champions Cup.

‘Zikaltërit’ kanë shënuar fitoren e parë në turneun International Champions Cup, duke e mposhtur 1:0 skuadrën franceze të Lyon.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi 20 vjeçari Martinez.

Lojtari i ardhur nga Racing Club nga Argjentina, shënoi në minutën e 52’.

Ndeshjen e radhës në këtë turne Inter e zhvillon kundër Atletico Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme