Drejtuesit e Interit raportohet se do të takohen me drejtuesit e Brescias sapo të përfundojë Liga e Evropës këtë muaj, në tentim për ta kompletuar sa më shpejt transferimin e Sandro Tonalit.
Mediumi italian Sportitalia raporton se zikaltrit kanë qenë vazhdimisht në bisedime me përfaqësuesit e Brescias për ta monitoruar situatën e Sandro Tonalit, mirëpo për momentin duan të përqendrohen te gara në Ligën e Evropës.
Sapo të përfundojë ky turne – ku tani Interi e ka arritur gjysmëfinalen – vëmendja e drejtuesit të Interit do të kthehet sërish te Tonali, për të cilin raportohet se do të marrë ofertë prej të paktën 2.5 milionë eurove në vit në San Siro.
Sportitalia pretendon se presidenti i Brescias, Massimo Cellino, nuk e ka ulur çmimin e Tonalit nga 40 milionë euro, por se marrëveshja në fund mund të arrihet për 35 milionë euro, si kompromis nga të dy palët.
Tonali kishte qenë mbresëlënës gjatë sezonit debutues të tij në Serie A, duke kontribuar me një gol dhe shtatë asiste në 35 paraqitjet e tij. E përkundër paraqitjeve të tij të mira, Brescia s’arriti të mbijetojë në Serie A.
Për dallim nga klubi i tij aktual, Tonali e ka pothuajse të sigurt se do ta vazhdojë karrierën në Serie A të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, pasi që edhe Juventusi është interesuar për të, përveç Interit. /Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...