Interi është duke u përgatitur për transferimin e Georginio Wijnaldum, i cili në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.
30-vjeçari ka kontratë me Loverpoolin deri në qershor 2021 dhe sipas njoftimeve, ai mund të largohet nga Anfield në sezonin e ardhshëm.
Mediat angleze thonë se Jurgen Klopp dëshiron ta mbajë në skuadër dhe se klubi e ka njoftuar se planifikon t’ia vazhdojë kontratën.
Mirëpo, sipas Calciomercato.com, futbollisti planifikon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa interesim ka shprehur edhe Barcelona.
Përderisa lojtari akoma nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, Interi planifikon t’i bëjë ofertë për ta transferuar në verën e ardhshme, pasi shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta, është admirues i tij.
Angazhimi i holandezit do të jetë akoma më i mundur, pasi Nerazzurrët të largojnë futbollistët, si Matias Vecino, Radja Nainggolan e Christian Eriksen. /Telegrafi/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...