Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, raportohet se ka kontaktuar agjentët e Paulo Dybala për të pyetur për një lëvizjeje të mundeshe për yllin e Romës.
“Nerazzurrët” ishin një nga klubet e interesuar seriozisht për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas verën e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Juventusin, por ai përfundimisht u bashkua me Giallorossi, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Dybala shkëlqeu në sezonin e tij debutues në kryeqytetin italian, duke shënuar 18 gola dhe duke ofruar tetë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat, duke u bërë shpejt një i preferuar i tifozëve në klub.
Siç raportohet nga Corriere della Sera përmes Calciomercato.com, Marotta i telefonoi përfaqësuesve të Dybalas së fundmi për të filluar eksplorimin e një marrëveshjeje të mundshme për yllin e Romës këtë verë, në dijeni të klauzolës së lirimit në kontratën e tij.
29-vjeçari ka dy klauzola lirimi – e para është e vlefshme për klubet jashtë vendit dhe vlen 12 milionë euro, ndërsa e dyta raportohet se vlen rreth 20 milionë euro dhe gjithashtu mbështetet tek Roma që i jep dritën jeshile./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...