Zikaltrit duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e sulmuesit belg, i cili iu bashkua së fundmi Chelseat. Belotti ka shkëlqyer në kampionatin italian viteve të fundit
Interi ia ka vënë syrin Andre Belottit. Kampioni aktual italian e sheh sulmuesin e Torinos si zëvendësues potencial të Romelu Lukakut, i cili iu bashkua Chelseat. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”. Zikaltrit tashmë e kanë transferuar Edin Dzekon nga Roma.
Por, sulmuesi boshnjak është 35 vjeç dhe nuk mund ta përballojë një sezon të ngjeshur. E përfaqësuesi italian është tetë vjet më i ri dhe mund ta mbulojë hapësirën e lënë bosh nga Lukaku. Belotti ka shkëlqyer në futbollin italian viteve të fundit. /GE/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor