Siç shkruan “Corriere della Sera”, Interi është gati për tregun e transferimeve. Objektivi madhor quhet Robin Gosens, i cili ka një kontratë që skadon me Atalantën në qershor 2023 dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të lëvizur disa herë.
Zikaltrit e duan menjëherë, me formulën e huazimit dhe detyrim blerjeje për 25 milionë euro.
Me skadimin e kontratës së Perisic dhe rinovimin e tij, që nuk është aspak i thjeshtë, kërkimi për zëvendësuesin e mundshëm të kroatit është bërë jetik.
Çmimi i Kostic të Eintracht Frankfurt është në rënie, ndërsa pista “Alex Telles” mbetet e gjallë, e vlerësuar 15 milionë euro nga Manchester United./arbresh.info/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni