Interi e deklason Lazion, ia shënon gjashtë gola

22:48 | 16 Dhjetor 2024
D.H

Interi ka shënuar fitore me debakël ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 16-të në Serie A.

Nerazzurrët triumfuan në kryeqytet me rezultat 0-6, shkruan Arbresh.info.

Ishte Calhanoglu në minutën e 41-të për zhbllokimin e rezultatit. Katër minuta më vonë, Dimarco realizoi për ta dyshifruar epërsinë.

Interi nuk u ndal dhe shënoi dy gola të shpejtë me fillimin e pjesës së dytë.

Barella realizoi supergol në minutën e 51-të. Ndërkohë dy minuta më v onë, Dumfries realizoi golin e katërt.

Zikaltrit nuk u ngopën me aq dhe vazhduan “gjahun” ende kur në minutën e 77-të, Carlos Augosto shënoi për 0-5.

Kurse për epilogun final 0-6 u përkujdes Marcus Thuram.

Me këtë fitore, Interi ka arritur në kuotën e 34 pikëve dhe ka një ndeshje më pak, ku tashmë është mbrapa liderit tri pikë.

Lazio pas kësaj humbje mbetet në kuotën e 31 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme