Interi e Atalanta kanë arritur kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Interi me fitore dramatike 2:1 ndaj Empolit në “Giuseppe Meazza” e ka siguruar plasmanin për në turneun më elitar të Evropës, shkruan Insporti
Milani, përkundër fitores në udhëtim te SPAL-i, ka mbetur në Ligën e Evropës pasi e përfundoi sezonin me 68 pikë në pozitën e pestë.
Kurse, me nga 69 pikë, Atalanta e Interi janë kualifikuar nga pozitat 3, respektivisht 4 në tabelë. Atalanta për herë të parë në histori ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Roma i bashkohet Milanit në Europa League, pasi me 66 pikë e përfundoi sezonin në pozitën e 6-të.
Kundërshtari i Interit, Empoli, luante për mbijetesë gjë që nuk e arriti, pasi e përfundoi sezonin në pozitën e 18-të, duke rënë kështu në Serie B.
Empoli e përfundoi sezonin me golaverazh -19, kurse Genoa ka arritur të qëndrojë në Serie A me vetëm një gol të shënuar më shumë (-18), në pozitën e 17-të në tabelë.
https://youtu.be/bFkA_NU3a20
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...