Tottenham Hotspuri dhe Interi i kanë nisur bisedimet për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar. Sipas mediave italiane, Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë euro shitjes së tij.
Skriniari është në tregun e transferimeve këtë verë, pasi në muajt e fundit të sezonit të kaluar e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Antonio Contes, kryesisht për shkak të sistemit të trajnerit italian me tre-mbrojtës.
Mediat italiane raportojnë se kontaktet e para mes klubeve tashmë kanë nisur dhe se bisedimet janë në fazë fillestare.
Interi i do 60 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit sllovak dhe të gjitha para të gatshme, sepse nuk është më i interesuar në marrëveshje shkëmbimi që do ta përfshinte Tanguy Ndombelen.
Kjo për shkak se zikaltrit do të duhej të investonin në një mbrojtës të ri për ta zëvendësuar Skriniarin, me gjasë Nikola Milenkovicin e Fiorentinës.
Milenkovic kërkohet edhe nga Milani dhe kushton 25 milionë euro./Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...