Interi dhe Juventusi thuhet se janë në një garë mjaftë të ashpër për të nënshkruar me anësorin e Fiorentinas dhe Italisë, Federico Chiesa.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, Juventusi është në pozitë më të mirë për të nënshkruar me Chiesan por do të ketë nevojë për të sakrifikuar Douglas Costan për të paguar shumën prej 60-70 milionë euro që Fiorentina është duke kërkuar për nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se kjo dështon, gazeta e lartpërmendur në edicionin e sotëm shton se drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta, është duke “ëndërruar” për të siguruar një marrëveshje me 21-vjeçarin, megjithëse ai duhet së pari të bind lojtarin.
Sulmuesi gjithashtu kërkon një pagë prej 4-5 milionë, plus bonuse.
Po ashtu, një nivel i lartë sportiv është i nevojshëm për të bindur sulmuesin./arbresh.info/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...