Mesfushori kroat, Ivan Rakitic është afër transferimit nga Barcelona te Interi për 40 milionë euro, sipas Gazzetta dello Sport.
Nerazurrët fillimisht ofruan 35 milionë euro, por katalanasit kërkojnë dhjetë milionë më shumë se sa ofrojnë italianët.
Por, duket se dy klubet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe së shpejti do të përfundojnë punën e kroatit.
Udhëheqësit e Interit, Giuseppe Marrotta dhe Piero Ausilio mbajtën një takim sekret me kolegët e tyre nga Camp Nou, pasi fillimisht ranë dakord për një kontratë tre-vjeçare me reprezentuesin e Kroacisë.
Deri më tani futbollisti ka pasur 158 paraqitje në fanellën e blaugranave dhe ka shënuar 23 gola në të gjitha garat.
Ndryshe, gjatë karrierës 19-vjeçare si futbollist ka luajtur edhe për skuadrat e tilla si Sevilla, Schalke 04 dhe Baselin
Rakitic është anëtar i Barcelonës që katër vjet e gjysmë, ka fituar tre tituj të La Ligas, Ligën e Kampionëve, katër fitues i Copa del Rey, dy SuperKupa të Spanjës, UEFA Super Cup dhe Kampionatin Botëror të Klubeve.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha