Agjenti i lojtarit, Walter Guglielmone ka folur për interesimin e Napolit, duke thënë se: ” do t’i dëgjojnë dhe vlerësojnë të gjitha opsionet dhe ofertat”. /Telegrafi/
Interi dhe Atletico Madridi, ishin klubet që kishin avancuar në bisedime për Edinson Cavanin, por së fundmi në garë është futur edhe Napoli që po i ofron një kontratë intriguese sulmuesit uruguaian.
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, e ka konfirmuar tashmë që Cavani do të largohet dhe do të jetë lojtar i lirë këtë verë, kështu që mund të zgjedh vetë destinacionin e tij të radhës.
Atletico Madrid besohet se ishte favoritët përpara Interit, por tani ka dalë një opsion i tretë dhe më intrigues.
Sipas ueb faqes franceze “Le10Sport.com”, Napoli ka qenë në kontakt me “El Matador”, duke i kërkuar një rikthim të bujshëm në “San Paolo”.
33-vjeçari famën e ka fituar në Napoli, ku ka luajtur në vitet 2011 – 2013, para se të transferohej te PSG për 64 milionë euro.
Cavani kishte shënuar 104 gola në 138 ndeshje zyrtare për Napolin, duke lënë gjurmë në këtë klub.
Agjenti i lojtarit, Walter Guglielmone ka folur për interesimin e Napolit, duke thënë se: ” do t’i dëgjojnë dhe vlerësojnë të gjitha opsionet dhe ofertat”. /Telegrafi/
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...