Granit Xhaka mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga Arsenali.
Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te Arsenali dhe thuhet se klubi londinez e ka nxjerr në shitje atë.
E njëjta situatë është duke ndodhur edhe me danezin Christian Eriksen te Interi që nuk po luan nën urdhrat e Antonio Contes.
Kjo ka bërë që dy klubet, Arsenal dhe Inter të fillojnë bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve, transmeton Telegrafi.
Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, pa pasur nevojë asnjëra skuadër të shtojë para.
Gjithsesi tani i mbetet dy futbollistëve nëse do të pranojnë një lëvizje të tillë në karrierë, pasi që të dy kanë oferta të tjera.
Xhaka kërkohet nga skuadrat gjermane Hertha Berling e Borussia Moenchegladbach.
Ndërkohë për Eriksenin interesim kanë shprehur Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United e Paris Saint Germain./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...