Interi dështon edhe ndaj Atalantës, barazon në Bergamo pa gola

22:52 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Atalanta dhe Inter kanë ndarë pikët duke barazuar në ‘Azzurri d’Italia’.

Ndeshja e xhiros së 32-të në Serie A, nuk ka dhuruar gola duke u mbyllur baras 0-0.

Pjesa e parë i takoi Atalantës që kishte më shumë nga loja, me Interin që nuk arrinte të dilte për të sulmuar.

Një Inter tjetër ishte në pjesën e dytë, që tentoi disa herë për të gjetur rrjetën por ishte e pamundur përballë Etrit Berishës që ishte në ditën e tij më të mirë.

Ky barazim e lë Interin në vendin e pestë me 60 pikë, aq sa ka Roma dhe Lazio që luajnë mes vete nesër (e diel)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme