Dyshja supreme e Interit, Steven Zhang dhe Beppe Marotta thonë se tifozët mund të “pushojnë të qetë” sepse Mauro Icardi do të nënshkruajë një kontratë të re.
Gjërat mes gruas/agjentes së Icardit dhe Interit duken se ishin jashtë kontrollit mes raporteve se sulmuesi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij dhe atyre se Wanda Nara pretendon se palët ishin “shumë larg” marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen edhe pasi sulmuesi bëri të qartë besimin e tij te Nara, por Zhang dhe Marotta insistojnë se nuk ekziston ndonjë arsye që tifozët të shqetësohen për humbjen e kapitenit të tyre.
“Icardi është kapiteni jonë dhe ne do të flasim për kontratën e tij, por këtu nuk ka ndonjë problem mes nesh dhe nuk do të ndikohet nga ajo që thonë gazetat”
“Ne padyshim se flasim me të, ai është një profesionist i vërtetë. Merkato e janarit nuk ofron ndonjë mundësi të madhe, por nëse ka këtu, ne do t’i marrim ato”
Drejtori Marotta shtoi në uebfaqen e klubit duke thënë: “A mund t’iu sigurojë tifozëve për rinovimin e Icardit? Sigurisht, tifozët mund pushojnë të qetë”./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...