Interi nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtimin te Spezia (1-1) që u zhvillua në Stadio Alberto Picco.
Diego Farias ishte lojtari që shënoi golin e parë (13’) duke krijuar hapësirë dhe goditi nga vija e zonës duke i kaluar mysafirët në epërsi.
Pa përfunduar pjesa e parë, Nerazzurrët u kujdesën për t’i barazuar shifrat me golin e Ivan Perisic (39’).
Në gjysmën e dytë, fillimisht Lautaro Martinez dhe më pas Romelu Lukaku, patën raste shënimi, por dështuan të ishin të saktë.
Zikaltrit vazhduan me shanset, kurse Milan Skriniar, Lautaro e Lukaku rrezikuan në vazhdim, ndërsa belgut iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të Serie A, Interi vazhdon të jetë lider me dhjetë pikë më shumë se Milani dhe 11 pikë më shumë se Juventusi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...