Interi arrinë fitore të thellë kundër Romës

19:51 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Interi ka arritur fitore në udhëtim te Roma me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 16-të të Serie A.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Hakan Calhanoglu në minutën e 15-të, i cili nuk ishte gol si gjithë të tjerët, pasi ishte direkt nga korneri.

Rezultatin e dyfishoi ish-lojtari i Romës, Edin Dzeko në minutën e 24-të të ndeshjes, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Denzel Dumfries në minutën e 39-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte me e qetë, andaj nuk pati goli dhe përballja përfundoi me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Interi për përkohësisht vendin e dytë me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Roma gjendet në vendin e pestë me 25 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme