Interi raportohet se ka arritur një marrëveshje me Valencian për shkëmbimin e Joao Cancelos dhe Geoffrey Kondogbia në formë huazimi.
“Nerazzurrët” kanë qenë në bisedime për disa ditë me klubin spanjoll, i cili dëshiron gjithashtu të nënshkruaj me Jeison Murillon, transmeton portali arbresh.info.
Kondogbia mungoi në stërvitje si një përpjekje për të detyruar transferimin duke egërsuar kështu klubin, megjithëse ata janë të hapur rreth idesë për të dërguar atë në formë huazimi duke marrë Cancelon në rikthim.
Pas raporteve mbrëmjen e kaluar që Cancelo ka pranuar transferimin, ‘Sky Italia’ tani raporton që dy klubet kanë arritur një marrëveshje. Kondogbia do të transferohet te Valencia në formë huazimi përfshirë opsionin për blerje.
Cancelo kalon nga ana tjetër, poashtu si një e huazuar, derisa Murillo pritet të transferohet në formë të përhershme për 13 milionë./arbresh.info
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...