Interi arrin marrëveshje edhe me Asamoah

13:23 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Kwadwo Asamoah do të bashkohet me Interin pasi refuzoi mundësinë për të qëndruar më shumë në Juventus.

29-vjeçari ka bërë 20 paraqitje deri tani këtë sezon, por ka refuzuar të bëjë një kontratë të re me Zonjën e Vjetër.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në fund të këtij sezoni, duke e lënë të lirë të largohet nga klubi për asgjë në afatin e verës.

Drejtori i Juves, Beppe Marotta thuhet se ka pranuar humbjen në përpjekjet e tij për të mbajtur Asamoah dhe është kuptuar se mbrojtësi nuk do të marrë asnjë ofertë tjetër kontrate nga kampionët e Serie A.

Asamoah pritet të vijë si transferim i lirë te Interi (Getty Images)

Dhe sipas të përditshmes italiane, destinacioni tjetër i yllit ganez do të jetë te rivalët e urryer të Bianconerëve, Interi.

Asamoah thuhet se ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në San Siro, i cili do ta shohë atë të fitojë pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

 Gjatë ditës u raportua se Interi ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij, i cili do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.
 Drejtuesit e Interit po bëjnë punë të mirë para hapjes së afatit kalimtar, pasi thuhet që janë siguruar edhe shërbimet e talentit të madh argjentinas, Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme