Interi është afër për të siguruar shërbimet e portierit brazilian Brazao.
Dje është zhvilluar një takim shumë i rëndësishëm në Milano për të finalizuar marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info. Piero Ausilio është takuar me ndërmjetësuesit e 19-vjeçarit si dhe drejtorin sportiv të Chievos, Giancarlo Romairone.
Në fakt, Chievo do të huazojë Brazoan deri në fund të verës derisa Interi nuk ka hapësirë për një tjetër lojtar jo evropian këtë sezon.
Brazao është promovuar nga i gjithë ekipi i vëzhguesve të skuadrës dhe Interi është afër për të siguruar shërbimet e tij.
Të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshja janë afër për tu pajtuar.
Verën e ardhshme, Interi do të vendos për të ardhmen e portierit premtues nëse ata duhet ta transferojnë në formë permanente në San Siro ose ta dërgojnë sërish në formë huazimi.
Portieri brazilian do të huazohet nga Chievo para se të nis karrierën e tij te Interi.
Pra, Brazao do të jetë në rrugë të njëjtë si Julio Cesar./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...