Interi dhe Manchester United besojnë në arritjen e marrëveshjes për Alexis Sanchez të hënën e javës së ardhshme pas rritjes së pagës prej 4.5 milionë euro.
Bazuar në një raport nga La Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe media të tjera italiane, e hëna do të jetë një ditë vendimtare për reprezentuesin kilian, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja do të jetë në formë huazimi me opsionin për blerje në përgjithësi për 15 milionë euro.
Më e rëndësishmja, Interi ka rritur shumën e pagës që do të paguajnë gjatë kohës së huazimit të tij duke shkuar nga 4 milionë në 4.5 milionë.
Manchester United duhet të paguaj shumicën e pagës, e cila është 12 milionë për sezon dhe tashmë ka deponuar atë për dy muajt e parë.
Interi luan ndaj Lecces në San Siro mbrëmjen e së hënës dhe shpreson se Alexis Sanchez mund të në tribuna gjatë asaj ndeshje para testeve mjekësore të martën.
Ndërkohë, Alexis nuk pritet të jetë në skuadrën e Manchester United për ndeshjen kundër Crystal Palaces./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës