Më 19 Gusht, Kosovën e pret sfida më e rëndësishme në historinë e basketbollit kosovar, kundër Estonisë.
Kosova është më afër se kurrë pranë kualifikimit për në fazën tjetër, dhe për ta arritur këtë qëllim historik i duhet vetëm fitorja e së shtunës ndaj Estonisë, andaj le të mobizilohemi të gjithë për t’i dhënë vullnet për fitore ekipit që po na bën të ndjehemi krenarë.
Me daljen e biletave në shitjes, njerëz të shumtë dhe të apasionuar pas basketbollit janë duke shprehur interesim të lartë për blerjen e biletave të kësaj ndeshjeje të cilat mund të blihen te Newborni në Prishtinë dhe kanë çmim prej 4 eurosh.
Në ndeshjen e kaluar në të cilën u mposht Maqedonina, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll tregoi se është ekip i cili premton suksese në arenën ndërkombëtare, prandaj Kampionati Botëror “Kina 2019” tanimë nuk është ëndërr.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...