Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një huazimi aspak të mirë gjashtë mujor te Fulham.
Përkundër se shkoi për të luajtur më shumë, Broja luajti më pak te Fulham dhe klubi londinez nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.
Sulmuesi shqiptar do të luaj fillimisht në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë dhe synon që të ketë paraqitje sa më të mira.
Monaco, Wolverhampton Wanderers dhe Milani janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim për Brojën.
Por së fundmi garës i janë shtuar edhe tre skuadra të tjera nga Turqia, Italia dhe Anglia.
Southampton dëshiron ta rikthejë në radhët e veta Brojën, pasi sulmuesi shqiptar dy vite më parë kishte shpërthyer te kjo skuadër si i huazuar.
Interesim për sulmuesin ka shfaqur edhe gjiganti turk Fenerbahce pasi do të mbetet pa Edin Dzekon, si dhe në Serie A ai po kërkohet nga Bologna. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit