Karriera e Lionel Messit është e lidhur ngushtë me Barcelonën dhe katalonjën, por viti 2020 mund ta shikojë yllin argjentinas me një tjetër fanellë.
Bëhet fjalë për klubin e MLS-së, Inter Miami që po tenton të gjej akordin me “pleshtin” ende ka marrë jetë.
Është “Daily Mail” ajo që pretendon se Messi do të firmos me skuadrën e zotëruar nga ish-ylli i kombëtares angleze, David Beckham, me këtë të fundit që beson se firma me “benjaminin” e tifozëve katalanas do të sillte në ardhura bombastike në arkat e klubit dhe një vëmendje më të madhe drejt kampionatit amerikan të futbollit.
Messi, 31 vjeç, është besnik ndaj Barçës, gjë që e bën të pamundur kalimin në një tjetër klub evropian dhe përpjekjet e tij për ekipin kombëtar mund të ndikojnë në rikthimin në atdheun e tij.
Por Miami do t’i ofrojë një alternativë si dhe një nivel relativisht të ulët përqendrimi. Profili i madh i Beckham dhe kontaktet mund t’i japë atij burime për të siguruar një marrëveshje të padëgjuar më parë.
Interi i tij është ende në pritje të një stadiumi, por tentakulat drejt merkatos kanë nisur të lëvizin.Na
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...