Google ADS

Inter triumfon me rezultat të thellë ndaj Brescia-s

21:24 | 1 Korrik 2020
Arbresh Info

Inter ka mposhtur Brescia-n me rezultat të thellë 6 – 0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të të Seria A.

Skuadra e Antonio Conte, dominojë ndeshjen nga minutat e parë dhe me plotë meritë arkëtuan tri pikë në “San Siro”, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Ashley Young që në minutën e pestë me një super vollej kalojë vendasit në epërsi, kurse Alexis Sanchez që ishte asistues në golin e parë, dyfishojë rezultatin në minutën e 20-të nga pika e bardhë, ndërsa D’Ambrosio pas një harkimi të bukur nga Young në minutën e 45-të trefishojë rezultatin.

Edhe gjatë 45-minutëshit të dytë, “Neurazurët” dominuan ndeshjen duke shënuar edhe tri gola të tjerë.

Golin e katër e shënojë Gagliardini në minutën e 52-të pas harkimit të Sanchez, ndërsa Christian Eriksen thelloi edhe më shumë avantazhin në minutën e 84-të, kurse fitoren e vulosi Antonio Candreva pas katër minutave.

Pas kësaj fitore, Inter-i mban pozitën e tretë me 64 pikë, derisa Brescia renditët në pozitën e fundit me 18 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/InterClubMX/status/1278408942016589825

https://twitter.com/FutbolGlobal29/status/1278408372363157504

https://twitter.com/djclaudio_cl/status/1278396795371077632

https://twitter.com/FutbolGlobal29/status/1278400897538830342

 

https://twitter.com/CoppaVids/status/1278392670939951104

https://twitter.com/RedArmyBrasil/status/1278405888601178120

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme