Google ADS

Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liverpoolit në formë huazimi

21:13 | 17 Nëntor 2024
E.G

Sipas një raportimi nga Tuttosport, Interi është i gatshëm që të pyesë sërish Liverpoolin për mundësinë e transferimit të Federico Chiesas.

Gjiganti italian po synon transferimin e ish-yllit të Juventusit në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tashmë ka pasur disa sugjerime gjatë ditëve të fundit se reprezentuesi italian do të kërkojë kalimin diku tjetër për të përmirësuar gjendjen e tij fizike, pasi ka luajtur fare pak pas transferimit në ‘Anfield’.

Gazeta me bazë në Turin ka insistuar se presidenti i Interit, Beppe Marotta ka qenë shumë i zëshëm për mundësinë e transferimit të Chiesas në formë huazimi për gjashtë muaj.

 

Sulmuesi italian ka pasur pothuajse të njëjtin problem në karrierën e tij gjatë viteve të fundit, pasi sa herë që ka qenë pranë rikthimit nga lëndimi, atij i është shfaqur një lëndim tjetër muskulor.

Kjo është arsyeja pse Juventusi kishte mbetur i shqetësuar për gjendjen e tij dhe kishte preferuar që ta humbasin për vetëm 12 milionë euro dhe jo t’i ofrojnë kontratë të re.

Roma dhe Milani janë po ashtu të interesuar për transferimin e Chiesas në janar, por të gjithë klubet e interesuara do të duhej të paguanin të paktën gjysmën e pagës së tij (7.5 milionë euro)./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme