Inter raportohet se dëshiron që ta transferon Chris Smalling nga Manchester United nëse ata e shesin milan Skriniar në Tottenham Hotspur
Skriniar është synimi kryesor i Tottenhamit këtë verë për të përforcuar vijën e fundit, ndërkaq Gazzetta dello Sport ka shkruar se Interi e sheh Smallingun si zëvendësues të tij.
Anglezi pati një sezon të mirë në Romë vitin e kaluar si i huazuar nga Manchester United.
Megjithatë, ai duket se nuk do të këtë të ardhme në United kurse Roma ende nuk ka arritur marrëveshje për ta kompletuar transferimin e tij.
Interi ka raporte të fuqishme me Djajtë e Kuq, pasi që mori nga ta Romelu Lukaku, Alexis Sanchez dhe Ashley Young, të cilët kaluan në skuadrën e kaltër të Milanit gushtin e vitit të kaluar.
Sipas Sky Sport Italia e vetmja gjë që ndanë Interin me Spurs për Skriniar është vlera e tij.
Përderisa Interi e vlerëson sllovakun 55-60 milionë euro, skuadra e Jose Mourinhos është në gjendje të ofrojë vetëm 30 milionë euro dhe një lojtar në shkëmbim.
Derisa Interi është në proces të ndërtimit të skuadrës, nuk duket se dëshirojnë që të pranojnë ndonjë lojtar në kthim.
Pavarësisht kësaj, Smalling mund të vijë edhe pa u shitur Skriniar pasi që Diego Godin ju bashkua Cagliarit herët sot në mëngjes. /GazetaExpress/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit