Inter ka arritur të shënoj fitore ndaj Comos me rezultat 2 – 0 në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje u përmbyll pa gola të shënuar. Teksa, Interi shënoi dy herë në etapën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Interi kaloi në avantazh me golin e Carlos Augustos, pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu.
Kurse, fitoren e zikaltërve e vulosi, Marcus Thuram i cili shënoi në minutën e dytë shtesë.
Me këto tre pikë të arkëtuara, “Nerazzurrët” kanë 37 pikë të grumbulluara ku ndodhet në pozitën e tretë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Como renditet e 16-ta, me 15 sosh.
Ndeshjen e radhës, Interi e luan ndaj Cagliarit në udhëtim, kurse Como e pret në shtëpi Leccen./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...