Interi në kërkim të dëshpëruar të një fondi financiar për tu hedhur në sulm për objektivin e madh të merkatos së Conte-s për mesfushën, N’Golo Kante, dhe në merkato mund të përfundojë blerja e madhe e janarit të kaluar, Christian Eriksen.
Suning ka nevojë për të arkëtuar dhe nëse për danezin që u paguan 27.5 milionë euro në janar vjen oferta e duhur mund të konkretizohet ndarja e bujshme. Në këto muaj, danezi nuk ka shfaqur gjithë klasin e tij duke hasur vështirësi për tu integruar në skemat e Conte-s.
Të shesin para se të blejnë. Është kjo strategjia e zikaltërve që tani gjenden para dilemës së madhe, për sa i përket ish mesfushorit të Tottenham. Siç bën të ditur Gazzetta Dello Sport, klubi dhe trajneri besojnë ende se danezi mund të jetë një vlerë e shtuar për sezonin, dhe nuk ka sinjale krisjeje, e aq më pak dëshirë për tu ndarë nga ana e lojtarit apo klubit, por nëse në seli do të shkonte një ofertë interesante, kartat në tavolinë do të përziheshin, pasi në fund të fundit Eriksen nuk është një i paprekshëm për Conten, dhe trajneri dëshiron për interpretimin e lojës së tij role me më shumë fizikë dhe të orientuar drejt vrapimit, si për shembull pikërisht Vidal e Kante.
Me kilianin është arritur akordi dhe pritet vetëm që Barcelona ta lërë të lirë gratis, pastaj do të lidhet me zikaltërit me një kontratë dy vjecare. Rindërtimi i krahëve do të vazhdojë me mbërritjen e Darmian nga Parma. Për sa i përket sulmuesit të katërt për tu rreshtuar përkrah Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, rriten kuotat e një tjetër ish juventini, Fernando Llorente që Napoli se ka problem ta lërë të largohet. Një tjetër zgjedhje me kosto të ulët, pasi për goditjen e madhe duhet që më parë të realizohen shitjet, Perisic, Joao Mario, Naingolan e Dalber e ndoshta të sakrifikohet një lojtar i rëndësishëm, përvec Eriksen , janë Brozovic dhe Skriniar ata që kanë më shumë admirues në merkato./SS/
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana