Inter ka refuzuar ofertën e Manchester United për të huazuar mesfushorin, Matias Vecino.
Dy palët nuk arritën marrëveshje për uruguaianin, i cili ka qenë i pranishëm në 41 ndeshje për shtetin e tij, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari shihej si zëvendësimi adekuat i Paul Pogba ose Scott McTominay te “Djajtë e Kuq” të cilët për momentin janë të lënduar.
Vecino këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 17 paraqitje në të gjitha garat.
Tjetër mesfushor për të cilin ka interesim gjiganti anglez është Bruno Fernandes, i cili me shumë mundësi nuk do largohet deri në fund të sezonit./arbresh.info.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...