Alexis Sanchez pritet që ti bëj testet mjekësore të Interi më se largu të martën pasi që është pajtuar për t’u huazuar si lojtar i lirë me 15 milionë euro për ta blerë kurse Manchester United do të paguajnë 75 për qind të pagës së tij
Sipas ekspertit të transferëve të Sky Sport Italia, Ginaluca Di Marzio, negociatat e sotme direkte me klubin nga Old trafford dhe agjentin e tij fernando Felicevich kanë përparuar shumë mirë.
Kiliani do të huazohet në Inter si huazim i lirë me mundësi blerje të tij në fund të sezonit për 15 milionë euro.
Manchester United po ashtu do të kontribuojë për të paguar afërsisht më shumë se gjysmën e pagës së tij gjatë kohës sa është në huazim.
Sipas Sportitalia, Interi do të paguajë vetëm 3-4 milionë euro pagën e tij – përafërsish gjysmën e çerekut të pagës së tij në total.
Alexis mund të jetë në itali nesër në mbrëmje, ku do të bëj testet mjekësore kurse të martën do ta nënshkruaj kontratën.
30 vjeçari ka qenë në listën e dëshirave të Antonio Conte për disa vite, që prej kohës kur ai drejtonte Juventusin.
Sanchez famën e mori gjatë kohës kur ishte në Udinese, prej 2008-11, pastaj kaloi në Barcelonë për 26 milionë euro, mandej në Arsenal për 42.5 milionë euro më 2014 kurse katër vite më vonë ju bashkua Manchester Unitedit për 34 milionë euro.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...