Inter dhe Juventus janë të interesuar të transferojnë sulmuesin Hakan Çalhanoglu gjatë janarit.
Turkut i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe negociatat që të rinovojë kontratën thuhet se janë të komplikuara, transmeton lajmi.net.
25-vjeçari fiton 2.5 milionë euro për sezon dhe agjenti ka bërë kërkesë që paga t’i rritet në pesë ose gjashtë milionë euro për sezon.
Sipas Tuttosport, Inter dhe Juventus janë të interesuar për të transferuar mesfushorin e talentuar, derisa “Zonja e Vjetër” ka ofruar Federico Bernardeschin për ta shkëmbyer në janar.
Sidoqoftë, ideja e Milanit është ta mbajë lojtarin deri në fund edhe nëse kjo nënkupton që ta humbin pa fituar para.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?