Inter planifikon të bëjë befasinë dhe të transferojë mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum.
Holandezi këtë sezon ka bërë 38 paraqitje duke shënuar pesë gola, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, e ardhmja e Wijnaldum nuk dihet shkaku se kontrata e tij momentale skadon pas 15 muajve.
Sipas Tuttomercatoweb, “Neurazurët” do të marrin këtë avantazh dhe janë të gatshëm të paguajnë 26 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Problemi i vetëm mund të jetë se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp i pëlqen të punojë me lojtarin, andaj nuk dihet nëse do e lejojë klubin ta shesë.
Gjithashtu ka raportime se lideri momental i Premierë Ligës ka përgatitur kontratë të re për holandezin, e cila do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në vitin 2025./arbresh.info.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...