Inter ka arritur ta mposht rivalin e qytetit, Milanin për tu kualifikuar në finalen e Champions League.
Skuadra e Simone Inzaghi është bërë skuadra e parë që ka siguruar kualifikimin në finale, duke prerë biletën për Stamboll.
Inter në “San Siro” si vendas fitoi me rezultat 1:0, derisa ndeshjen e parë e kanë fituar 2:0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve.
Rafael Leao dhe Theo Hernandez patë mundësit më të mira për “Rossonerët” në pjesën e parë.
Leao nuk arriti ta gjej golin pas një depërtimi brenda zonës, kurse Theo provoi nga largësia.
Edhe Inter pati raste të mira, por Mike Maignan bëri disa pritje fantastike.
Në pjesën e dytë “Nerazurët” e gjetën golin e sigurus.
Ishte Romelu Lukaku, i cili mbrojti topin brenda zonës për të asistuar për Lautaro Martinez, që nuk gaboi.
Hera e fundit që Inter ishte në finale, ishte kur ata e fituan trofeun në 2010.
Interi tani pret fituesin e përballjes Manchester City – Real Madrid./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...