Që pas atakut kardiak që pësoi duke luajtur kundër Finlandës, jeta e Cristian Eriksen nuk është më e njëjtë.
Skuadra italiane, Inter i dha një kohë të plotë mesfushorit të ndjekë rikuperimin e tij duke mos e larguar nga skuadra.
Sidoqoftë, nuk dihet ende nëse Eriksen do të mund të luaj më në Itali, pasi rregullat nuk e lejojnë një futbollist me defribilator në zemër të zbresë në fushën e lojës.
Sipas ‘’Sport Fyb’’, Eriksen po përgatitet të rikthehet në Danimarkë për të vazhduar karrierën futbollistike dhe skuadra e zgjedhur nga vetë mesfushori është Odense, pikërisht aty ku u rrit si futbollist.
Kontaktet me ish-skuadren e tij kanë filluar, dhe Inter duket se do të humbasë Eriksen. /arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha