Google ADS

Inter – Milan, shitja e biletave drejt rekordit për përfitime

17:18 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Shitja e biletave për Derby della Madonnina, mes Interit dhe Milanit, po vazhdon me ritme shumë të larta.

Ndryshe nga ndeshja e fazës së parë, këtë herë do të jetë një “San Siro” e mbushur plot e për plot.

Kjo pasi Interi është skuadra që në këto vitet e fundit në Itali dominon sa i përket numrit më të madh të fansave në stadium.

Përveç abonimeve nëse shiten edhe 300 biletat e fundit do të jenë diçka më shumë se 75 mijë shikues të dielën në mbrëmje në San Siro.

Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e tetorit të kaluar ndaj Juventusit, pasi disa sektore janë mbyllur shkaku i dridhjeve që janë ndjerë në stadium.

Milani nga ndeshja e parë fitoi diçka më shumë se 5 milionë euro nga 70 mijë e 440 spektatorët. Tani Interi pritet të arkëtojë rreth 6,6 milionë euro nga shitja e më shumë se 75 mijë biletave.

Vetëm në dy sfida Interi ka fituar më shumë, atë ndaj Barcelonës në Ligën e Kmapionëve (7,8 milionë euro) dhe ndaj Juventusit (6 milionë e 621 mijë eurove).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme