Pas transferimit të Lionel Messit, shumë gjëra kanë ndryshuar tek skuadra e Inter Miamit.
Edhe pse kjo skuadër nuk arriti të sigurojë play-offin në MLS, ata kanë synime të çarta për sezonin e ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Sergio Busquets e Jordi Alba iu bashkuan Messit për të krijuar “treshen fantastike”, në Inter Miami.
Por pas ardhjes së Messit kanë ardhur edhe interesime të reja për tu transferuar tek skuadra amerikane, njëri prej tyre është Luis Suarez.
Sulmuesi i Gremios në janar pritet ti bashkohet Messit dhe shokëve të tij tek Inter Miami, pasi skadon kontrata me ekipin e Gremios.
Uruguaiani nuk do të jetë transferi i vetëm i amerikanëve këtë merkato që vjen, pasi amerikanët pritet ti afrojë edhe dy ish bashkëlojtarë të tij.
Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Ivan Rakitic dhe mbrojtësin spanjoll, Sergi Roberto.
Dy futbollistët kanë kontrata me skuadrat e tyre deri në verën e 2024, por që Inter Miami do të mundohet ti bind ata që të krijoj një “mini Barcelonë”, në Amerikë.
Kujtojmë që të gjithë këta lojtarë kanë luajtur në Barcelonë sezonin 2014/15, ku arritën të fitonin ‘tripletën’ e famshme./Arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...