Luis Suarez është futbollisti më i ri i Inter Miami, klubit që militon në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Pas Lionel Messi, Jordi Albës dhe Sergio Busquets, Inter Miami i Devid Beckham shton radhët me një tjetër ish të Barcelonës si sulmuesi uruguajan.
Për Inter Miamin nënshkrimi me një si Luis Suarez është një tjetër arritje e madhe, teksa klubi synon që në sezonin e ri të shpallet kampione e të dominojë falë emrave të spikatur në fushë.
“Jam shumë i lumtur që do të nisë një sfidë të re me Inter Miami, jam gati të punojmë dhe të fitojmë tituj. Jam optimist se mund të arrijmë shumë. Mezi pres gjithashtu të bashkohem me miq të vjetër, por edhe me shokët e rinj”, tha Suarez në fjalët e para si lojtar i klubit amerikan.
Kështu, të gjithë nostalgjikët e Barcelonës, mund të ndjekin tashmë sërish te Inter Miami kombinimet mes Suarez e Messit pa harruar edhe Busquets e Jordi Alba./SS
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri